Baby G zbulon datën e publikimit të projektit të ri

Baby G ka gëzuar fansat me postimin e bërë.

Baby G që nga largimi prej ‘On Records’ kishte ndalur hovin e saj në prurje të projekteve të reja.

Reperja së fundmi u ka mundësuar fansave të saj t’i shtrojnë pyetje përmes Instagramit, dhe njëra nga to kishte të bëj me projektet e reja të artistes.

Pyetjes “Kur do nxjerrësh këngën e re”, Baby G i është përgjigjur ‘Në qershor”.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit ‘Rap song’ është publikuar javë më parë dhe deri tani ka arritur një numër të kënaqshëm të klikimeve.