Baby G publikon video në rrjetet sociale teksa shfaqet e mbështjellë me gjarpër

Këngëtarja nga Shqipëria, Gordana Kingji, ditë më parë bëri të ditur se është kthyer në Londër pas një kohe të gjatë.

Biondja menjëherë ka nisur punën për projekte të reja, derisa ka ndarë në rrjetet sociale postime nga një studio muzikore.

Krahas kësaj, Baby G në Instagram publikon imazhe dhe video të ndryshme edhe nga përditshmëria.

Ajo së fundmi ka sjell një video, e cila shfaqet me një veshje bardh e zi dhe në qafë mban një gjarpër.

23 vjeçarja muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur për jetën private, pasi fillimisht u tha se u nda nga i dashuri, gjersa më pas ky lajm doli të jetë i pavërtetë.

Sidoqoftë, kënga e fundit e lansuar nga ajo mbetet “Pretty Gangster” në duet me partnerin e saj, Lim Hotin, ku tashmë është fshirë nga kanali zyrtar, YouTube.

View this post on Instagram

So used 2 snakes ? ???

A post shared by Callmegordi? (@babygee) on

loading…