Baby G publikon një pjesë të këngës së re

Gordana Kingji apo siç njihet me emrin e artit, Baby G, ka gati projektin e saj më të ri.

Në këtë projekt ajo ka bashkëpunuar me të dashurin e saj, Lim Hotin i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i saj.

Së fundmi, në llogarinë e saj personale, Instagram këngëtarja shqiptare ka sjell një insert të shkurtër të kësaj kënge që do titullohet “Pretty Gangster”.

“Muzikë reale, fjalë reale, ndjenja reale. Pretty Gangster”, ka shkruar ajo krahas videos.

Kingji tash e një kohë është duke e shijuar romancën me partnerin e saj, lidhja e të cilëve u bë publike në shkurt të këtij viti.

Ndryshe, “It’s me” është kënga e fundit e publikuar nga Gordana që numëron mbi dy milionë shikime.

https://www.instagram.com/p/BzGA-YrHif8/