“Babi të don”, Ledri sjell foto të bisedave me Poem Blu

Ledri ka ndarë me fansat foton e ëmbël ku shihet Poem Blu duke biseduar me të.

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha, janë bërë prindër të një vajze.

Ata disa ditë pas lindjes sollën portretin e vajzës duke njoftuar Poem-ën me publikun e gjerë dhe tashmë ajo është mjaft e njohur në rrjete sociale.

Ledri së fundi ka ndarë një moment të ëmbël me Poemën, duke publikuar në Instagram një moment nga biseda me Poemën, në të cilën Ledri shfaqet shumë i lumtur ndërkohë që vogëlushja shikon nga kamera.

Poema gjithashtu dukej tejet e lumtur të bisedonte me babanë e saj duke buzëqeshur mjaft shumë në kamerë.