Babë e bijë, Ledri Vula sjell imazhin më të ëmbël me Poem Blu

Rep-artisiti shqiptar, Ledri Vula, para disa muajve është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Poem Blu Vula.

Qysh nga koha kur Poem erdhi në jetë, Ledri dhe Sara vazhdojnë të jenë shumë aktiv në rrjetet sociale duke sjell imazhe nga më të ndryshmet me të bijën.

Së fundi, Ledri ka postuar një Instastory me vajzën në krahë dhe pa dyshim që ky imazh u bë viral në rrjet.

Në gjuhën spanjolle ai shkruan: Kjo dashuri do të më vrasë.