Babai: Vajzën time e rrahu burri dhe vjehrra për vite me rradhë
Një burrë nga Deçani raportoi në polici burrin dhe vjehrrën e vajzës së tij, pasi sipas tij kishin qenë të dhunshëm.
Policia e Kosovës njofton se ndaj vajzës së tij qe disa vite me radhë kishin ushtruar dhunë të dyshuarit bashkëshorti i saj së bashku me nënën e tij.
Pas intervistimit viktima kishte shkuar në familjen e saj te prindërit, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i Policisë:
Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se ndaj vajzës së tij viktimës femër K/Shqiptare qe disa vite me radhë kishin ushtruar dhunë të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull K/Shqiptar së bashku me nënën e tij. Pas intervistimit viktima kishte shkuar në familjen e saj te prindërit, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.