Klinë

Babai raporton në Polici për dhunë psikike nga djali dhe bashkëshortja e tij në Klinë

Një person (babai) ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga djali dhe bashkëshortja e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 21:00, në Klinë.

Po ashtu në raport thuhet se të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga dy të dyshuarit  kosovar (djali dhe bashkëshortja e djalit). Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

VIDEO BONUS: Duket se veç Albin Kurtit nuk i ka ardh ende fatura e rrymës