Një fëmijë në Lipjan ka denoncuar në stacionin e Policisë se babai e tij e ka kanosur, në orët e mbrëmjes të 20 dhjetorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, një ditë pasi i mituri e ka raportuar ngjarjen, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.
I njëjti, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është hapur rasti si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.







