Babai i Shkenda Dubovës humb jetën si pasojë e COVID-19

Këngëtarja tregoi se sot i ka ndërruar jetë babai.

Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova.

”Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”.

Tutje ai shtoi: ”Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”.