Babai i saj feston ditëlindjen, Dua Lipa e uron atë me fotot më të bukura të tij

Për Dua Lipën dhe familjen e saj sot është një ditë e veçantë sepse njëri nga njerëzit më të rëndësishëm për këngëtaren feston ditëlindjen.

Dukagjin Lipa, babai i këngëtares mbush 51 vjeç dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimi i të bijës.

Ajo ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të publikuar disa fotografi me babain e saj Dukagjinin, të cilit i dedikon urimin me fjalë zemre.

“Një xhiro tjetër rreth diellit. Gëzuar ditëlindjen sirena ime e preferuar. Të dua shumë, faleminderit për gjithë dashurinë, mbështetjen, udhëzimet e buzëqeshjet që na jep çdo ditë. Ne jemi me fat që të kemi”, ka shkruar ajo.

Dua dhe babai i saj kanë një marrëdhënie perfekte, të cilën e kanë treguar gjithmonë në daljet e tyre publike, por edhe në postime të ndryshme.

https://www.instagram.com/p/B9V8AdkhPq4/?utm_source=ig_embed