Në fshati Skifteraj të Vitisë gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person pasi që ka sulmuar me shkop druri dy djemët e tij, përcjell Ballkani.info

Viktimave i’u ka shkaktuar lëndime të lehta truprore. Sipas Raportit të Policisë thuhet së babai i viktimave është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komunikata e Policisë

Fshati Skifteraj, Viti 04.09.2019 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar me shkop druri dy djemtë e tij meshkuj K/Shqiptarë, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…