Babai i reperes së famshme përplaset nga makina, vdes në spital

Babai i reperes së famshme amerikane, Nicki Minaj, ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se drejtuesi i mjetit u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pasi shkaktoi aksidentin.

Në një deklaratë, policia thotë se Robert Maraj, ishte duke ecur përgjatë një rruge në Long Island, të premten mbrëma, kur u godit nga makina.

Pas aksidentit shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa 64-vjeçari u dërgua në spital, ku dhe humbi jetën një ditë më pas.

Zyrtarët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau thonë se “hetimi po vazhdon”.

Reperja e njohur nuk ka reaguar ende publikisht por një zëdhënës i policisë konfirmoi për AFP se 64-vjeçari ishte babai i reperes, Nicki Minaj.