Babai i Kiarës i prekur: Opinionistët zgërdhihen me Kiarën, do të vij me avokat nga Italia

Babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve në rrjete sociale që pas hyrjes së vajzës së tij, për herë të dytë në Big Brother Vip Albania.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri tha se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë. Ai po ashtu kundërshtoi opinionistët duke thënë se ata “zgërdhihen” dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën gjatë mbrëmjeve në spektakël.

Babai i Kiarës shtoi se për një komentues që kishte shfaqur gjuhë urrejtjeje për të do vijë me avokat nga Italia.

Ai po ashtu tregoi se gjatë komunikimit me Kiarën pasi ajo doli nga shtëpia i sugjeroi ta shijonte.

“Kiara është shumë e rezervuar dhe për tre ditë rresht vetëm ka qarë. I thashë që s’ ka bërë asnjë gabim”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket pajtimit me Efin, ai u shpreh i lumtur.