Babai i doli me COVID19, ja çka bëri Rihanna

Raporti mes tyre ka qenë shpesh i komentuar, pasi ndryshon shpesh.

Por, së fundmi, babai i këngëtares, Rihanna, Rolant Fenty, u diagnostikua me koronavirus, shkruajnë mediat e huaja.

Falë ndihmës mjekësore dhe kujdesit të shtuar të së bijës ai e ka kaluar këtë sfidë dhe thuhet se tani është shëndosh e mirë.

Lidhur me këtë ai ka folur gjatë një interviste për The Sun aty ku edhe thurri lavdata për vajzën e tij, këngëtaren Rihanna, e cila tha se është kujdesur jashtëzakonisht shumë për të derisa ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore shkak i Covid-19.

“Vajza ime Robyn, interesohej çdo ditë,” tha ai për The Sun. “Mendoja se do vdisja, të tregohem i sinqertë. Duhet t’i them se e dua shumë. Ka bërë kaq shumë për mua. I vlerësoj të gjitha.” Sipas tij, Rihanna i dërgoi një ventilator në shtëpi dhe “i dha më shumë se ç’i duhej” për të luftuar sëmundjen që e trembi për vdekje.

Kjo deklaratë e tij nënkupton që gjërat mes tyre po përmirësohen.