Kërcënuar

Babai i dehur kërcënon vajzën me thikë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Zhegër të Gjilanit, i cili dyshohet se derisa ishte i dehur ka kërcënuar me thikë vajzën e tij.

“Rreth orës 21:30 në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, pasi që dyshohet se në shtëpinë e tij, pas një mosmarrëveshje me një armë të ftohtë (thikë) ka kanosur vajzën e tij. Pas arrestimit i dyshuari është shoqëruar në SP-Gjilan ku me alkool test i është matur prania e alkoolit në organizëm me ç ‘rast ka rezultuar 2.8 promila”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili të dyshuarit i ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë. /