Babai i Astrit Deharit nënshkruan peticionin për zgjedhje

Peticionin “Duam Zgjedhje” të Vetëvendosjes qytetarët tani po e nënshkruajnë edhe në formën fizike nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës.

Ndër qytetarët që po kërkojnë zgjedhje të reja është edhe babai i Astrit Deharit, i cili nënshkroi në tenden e sheshit të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Valdrin Ahmeti nga Vetëvendosje ka publikuar fotografinë e tij duke njoftuar se tenda do të ejtë e hapur deri në orën 18:00.

“Axha Avni Dehari sapo nenshkroi peticionin me kerkese shpalljen e zgjedhjeve ne sheshin ‘Nena Tereze’. Jemi ketu deri ne ora 18:00. Ju mirepresim 😊”.