Babai i asistentit të Kurtit fton nxënësit nga Facebook-u të shkojnë nesër në lëndën e tij

Përkundër që SBASHK është duke vazhduar grevën në arsim, Qeveria po bën presin të vazhdueshëm që mësimi të fillojë, madje punonjësve grevistë ua ka pezulluar edhe pagat e muajit gusht.

Presioni për të nisur mësimin po vazhdon, madje kryetaret e komunave të udhëhequra nga LVV-ja u mblodhën dje në Gjilan, duke u munduar që t’i bindin mësimdhënësit që të fillojnë mësimin.

Një vendim krye në vete duket se e ka marrë sot edhe babai i asistentit të kryeministrit Kurti, Ramadan Beqiri.

Ai ka njoftuar në Facebook se mësimi në lëndën e fizikës do të fillojë nesër.

Ramadan Beqiri është babai i Arianit Beqiri, asistentit të Kurtit. Po ashtu, sipas publikimeve në rrjetin social, shihet se është aktivistë i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.