Babai i 15 vjeçarit që u vra nga komshiu për mal, në gjendje kome

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve të vjetër në fshatin Gradicë të Drenasit ka përfunduar me vrasjen e A.Muja, 15 vjeç dhe plagosjen e babait të tij, Bekim Muja.

Ky i fundit ndodhet po vazhdon të trajtohet në në repartin e Mjekimit Intenziv Qendror në QKUK dhe sipas mjekëve i njëjti është në gjendje kome, për shkak të plagëve të marra nga arma e zjarrit, kryesisht në regjionin e kokës.

Drejtori i kësaj klinike, Shaqir Uka ka thënë se Muja është në gjendje kome.

“Gjendja e tij po vazhdon të jetë e rëndë. Ai për momentin është në koma”, ka thënë shkurt Uka për Reporteri.

15 vjeçari A.Muja i vrarë nga komshiu i tij

Të dyshuarit e këtij krimi janë Xhafer e Amir Bardhi babë e bir, të cilët janë dorëzuar në polici dhe për ta Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokurori i rastit ka paraqitur kërkese për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armeve””, ka konfirmuar prokuroria.

Sipas familjarëve, Bekimi, bashkë me djalin, tashmë të ndjerë, kanë shkuar për të marrë dru për nevoja të tyre. Ndërsa, në vendngjarje ka shkuar dorasi Xhafer Bardhi, bashkë me djalin e tij 19-vjeç, dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Sipas tij, mali është pronë e shtetit dhe jo e dorasit.