Babai hero shpëton të birin, vë në rrezik jetën e tij

Dashuria e një babai nuk ka kufi.

Një baba e ka vënë jetën e tij në rrezik në momentin kur djali i tij ishte duke rënë nga veranda e shtëpisë.

Brad Lewis, 42 vjeçar dhe djali i tij Oskar ishin duke luajtur së bashku, kur Oskar nga ngazëllimi u afrua në cep të verandës dhe papritmas rrëshqiti. Në atë moment, Brad u hodh dhe e kapi Oskarin, mirëpo nuk arriti ta menaxhojë si duhet situatën dhe ranë të dy nga ballkoni, transmeton Ballkani.info

Brad e kishte kapur Oskarin në atë formë që të mos kishte lëndime, e me këtë rast e vuri jetën e tij në rrezik. Madje doktorët u habitën se si arriti të shpëtojë.

Gruaja e tij mori pushim nga puna dhe u përkujdes për familjen. Kështu, arritën që t’ia dalin mbanë për ta kaluar këtë situatë. /Ballkani.info/