Pak më parë, reperi Gashi publikoi një video teksa ia dridhte vithet një femër.
Reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi pak më parë publikoi një video në Instagram gjersa shihej një femër duke ia dridhur të pasmet, shkruan Ballkani.info.
E pas kësaj video të tij, kanë reaguar prindërit e Gashit fjalët e të cilëve reperi i ndau me ndjekësit në Instagram.
“Mos e bëj veten të dukesh se po bën jetë të ulët, mos bëj gjëra që familja jote të turpërohet me ty”, janë fjalët e babait të tij.
“Jetoj një jetë prej gangsteri tani, ju nuk duhet të shikoni çfarë unë postoj në Instagram, përndryshe do iu bllokojë”, ia ka kthyer Gashi.
Pasi ka postuar bisedën me babanë e tij në Instagram, reperi ka shkruar ‘Ti nuk mund të postosh çfarëdo gjëje të çmendur në Instagram kur i ke prindërit shqiptarë’. /Ballkani.info
https://www.instagram.com/p/BtgfXe0FqsQ/?utm_source=ig_embed&utm_medium=loading







