Babai dhe axha rrahin djalin në Obiliq, e bëjnë për spital

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga babai dhe axha i tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00, në Obiliq.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit kosovarë–babai dhe axha i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.