Babadimri nuk ekziston, mësuesja pushohet nga puna

Një mësuese nga New Jersey u pushua nga puna pasi iu tha nxënësve se babadimri nuk ekziston.

Fëmijët nisën të qajnë pas fjalëve të saj dhe Myra Sansone-Aboyoun, nëna e një prej vajzave në klasë, tha se mezi kishte qetësuar të bijën për orë të tëra pas shkollës. “E gjithë situata më lëndoi shumë.

Vajza ime beson në babadimër dhe adhuron Krishtlindjet, dhe gjithë atë që i sjellë koha e festimeve”, pohon Myra.

Nënat tjera të fëmijëve të klasës krijuan një platformë në Facebook për të shprehur mendimet e tyre.

“Ajo u tha atyre se Santa Claus nuk ekziston dhe se vetë prindërit i blejnë dhuratat dhe i vendosin nën pemë. Ajo madje i nxiti ata që të mos fluturojnë në mënyrë të papërgjegjshme, pasi magjistarët nuk ekzistojnë. Por ajo nuk fliste vetëm për këtë, ajo ua shpjegoi se vetë prindërit ndërrojnë dhëmbët për para nën jastëkët e tyre. Një i rritur u mundua të shkatërronte besimet e fëmijëve të tyre”, shkroi një nga nënat në statusin e saj.

Drejtori i shkollës fillore më vonë iu kërkoi falje prindërve përmes një letre.

“Edhe unë jam baba i tre fëmijëve dhe e di që kjo është një temë e ndjeshme. Shpresoj që fëmijët tuaj ta harrojnë së shpejti këtë incident dhe të vazhdojnë të gëzojnë festimet,” shkroi ai.