Babadimri do shfaqet me slitën e tij në qiell, ja në çfarë ore mund ta shihni

Shumë fëmijë ëndërrojnë të shohin Santan të fluturojë nëpër qiellin e natës të mbushur me yje gjatë festave të fundvitit, duke ofruar dhurata për fëmijët e vegjël nëpër botë.

Tani, falë NASA-s, ata mund ta shohin atë – edhe pse disa ditë më herët përpara vitit të ri.

Agjencia amerikane e hapësirës ka lëshuar kohë specifike për kohën kur slita e Santa’ mund të shihet në qiellin e natës.

Megjithëse ajo që ata do të shohin është Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, nuk ka nevojë për të vegjlit që ta dinë këtë.

Babadimri do shfaqet formën e një ylli të ndritshëm që lëviz nëpër qiell, i cili do të jetë i dukshëm vetëm për disa çaste.

Data gjatë të cilës mund ta shohin njerëzit që banojnë në viset shqiptare është ajo 12 (ora 17:00-17:30) dhe 13 dhjetor (4:30-4:50).