Baba për herë të parë? Ghetto Geasy rrëfen planet

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ghetto Geasy, tash e disa vite është i martuar me prezantuesen Marina Vjollca.

Shpesh herë është diskutuar se ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Kështu, reperi Getoar Selimi i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” nuk ka hezituar të flasë edhe rreth kësaj pjese.

“Zoti e di por gjithsesi ne jemi gati se jemi te martuar”, u shpreh Geti duke qeshur e duke na lënë të kuptojmë se nuk do të jetë e largët dita kur ai dhe Marina do të bëhen prindër për herë të parë.