Azet tregon se kur do të varroset ish-menaxheri i tij që u aksidentua në Prishtinë (FOTO/VIDEO)

Reperi i njohur Azet, përmes një postimi në Instagram ka dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit të shokut të tij, njëherish edhe ish-menaxherit, Sefa Kaya.

Sefa Kaya vdiq para dy ditëve në një vetaksident rrugor në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Azet ka bërë të ditur se varrimi i Sefas do të bëhet më 25 qershor në Stamboll.

“Ceremonia e varrimit do të bëhet pas namazit të ikindisë në xhaminë Kasim Pasha”, ka shkruar Azet, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se Sefa Kaya kishte ardhur në Kosovë për vizitë, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kishte konfirmuar Policia e Kosovës nga vendi ngjarjes ku kishte ndodhur aksidenti. /Ballkani.info

Pamje nga vendi i aksidentit ku humbi jetën Sefa Kaya:

Momenti kur menaxheri i Azet voziste 300 km/h, dy ditë para aksidentit fatal: