AZET si “alien” sonte zbret për eskalim situate në Gjakovë

Reperi i famshëm, Azet, ka nisur të dridh tregun muzikor me performancat e tij.

Pas një viti pandemie, ai është rikthyer më i fuqishëm se asnjëherë me parë duke krijuar edhe hite të mëdha.

Sonte ai do të përformoj në qytetin e Gjakovës, teksa deri me tani Indeksonline mëson se ka numër të madh të interesuarish për të parë nga afër reperin e famshëm.

Ai njihet si reper i cili në çdo vend ku ka marrë pjesë si në Evropë dhe në Ballkan ka thyer rekorde duke grumbulluar numër të madh të pjesëmarrësve.

Indeksonline ju sjellë pamje të koncertit madhështor të Azetit, i mbajtur në vitin 2018, ku vërehet që vendi ishte i ‘bllokuar’ nga numri i madh i

fansave.

Edhe sonte bëhuni gati të kaloni një mbrëmje të paharrueshme me zërin e tij brilant.