Reperi në Gjermani
Azet së shpejti me këngë në gjuhë shqipe
Ka ‘shpërthyer’ si vullkan në skenën gjermane e shqiptare.
Reperi Azet ka bërë një famë të madhe dhe u bë shumë i pëlqyer për gjithë shqiptarët të cilët gjatë verës kanë mbushur klubet e natës kur ai ka përformuar në Kosovë e Shqipëri, shkruan Ballkani.info.
E prandaj, reperi ka një befasi për gjithë shqiptarët.
Në llogarinë e tij në Instagramm ai ka publikuar një video ku shihet se në një studio ka realizuar një këngë në gjuhën shqipe.
Se kur do dal kjo këngë nuk dihet por një gjë është e sigurt: Ky projekt do bëhet HIT./Ballkani.info/