Azet me një mesazh prekës për shokun e tij që vdiq në aksidentin në hyrje të Prishtinës (FOTO/VIDEO)

Reperi i njohur shqiptar me famë botërore, Azet, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka shprehur dhimbjen me një mesazh prekës për vdekjen e shokut të tij të ngushtë, njëherësh edhe menaxherin e tij Sefa Kaya.

Sefa Kaya vdiq sot në orët e para të mëngjesit pas një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

“Ke qenë vëllau im, partneri im, personi që ishte afër meje 24 orë në ditë. Do të kisha vrarë për ty dhe do të kisha vdekur për ty. Tani nuk je më me ne. Shpresoj që Allahu të ka shpërblyer me parajsë. Nuk mund ta besoj këtë. Vëllau im, Sefa”, ka shkruar Azet, përcjell Ballkani.info.

Kujtojmë se Sefa Kaya kishte ardhur në Kosovë disa ditë më parë, ndërsa mbrëmë kishte kaluar kohën nëpër klube të natës në Prishtinë, ku sipas postimeve është parë edhe në shoqërinë e Azetit.

Sefa ka qenë i vetëm në veturë në momentin e aksidentit fatal. /Ballkani.info

Pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti:

Postimi i Sefa Kaya dy ditë para aksidentit: