Këngëtari që bën karrierë në shtetin gjerman, i njohur si Azet, sërish vjen me këngë të re.
“KAMEHAMEHA”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, i cili ka bashkëpunuar edhe këtë herë me Zunën.

Këtë këngë dyshja e kanë shoqëruar edhe me video, të cilën e kanë publikuar në kanalin zyrtar të tyre në YouTube, “KMNGANG”.

Përndryshe, Azet para dy javëve lansoi edhe një këngë me Zunën “Fragen” e cila u mirëprit nga publiku.

Reperi nga Podujeva, ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me hite dhe koncerte përfshirë edhe trojet shqiptare.
https://www.youtube.com/watch?v=aja8vaiK3NM