Jusuf Azemi

Azemi: Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka njoftuar se shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët teknikë.

Kjo pasi siç ka thënë ai, ata do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

“Këta punëtorë kanë marrë vendim që nëse nuk do të ketë sukses greva brenda javës së ardhshme, ftojnë komunën që të gjejë punëtorë tjerë sepse këta më nuk do t’i kthehen punës me këto paga”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Sipas tij, ky është vendim i të gjithë punëtorëve në mënyrë unanime.