Azemi: S’do bëjmë marrëveshje me asnjë parti politike, kërkesat tona s’po implementohen

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), s’do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me partitë politike për kërkesat e tyre, para zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kjo pasi udhëheqësit të kësaj sindikate, Jusuf Azemi kërkesat e tyre s’po realizohen.

Ai tha se vazhdimisht kanë adresuar kërkesat e tyre kundrejt qeverisë lidhur me plotësimin e kërkesave dhe mbushjen e zotimeve për financimin e subvencioneve për punëtorët teknik nëpër spitale dhe realizimin e kërkesës kryesore që paga e punëtorëve privat të bëhet 350 euro.

 “Ne si sindikatë e sektorit privat kemi pasur marrëveshje të shkruara me shkrim, dhe ato nuk janë implementuar andaj kemi ardhur në definicion se  kot është të nënshkruash marrëveshje sepse ato nuk implementohen, dhe në moment që partitë politike e pushtojnë pushtetitin edhe sindikatat i lënë anash dhe nuk merren me kërkesat ose nënshkrimet që i kanë vënë mbi marrëveshjet që i kanë pasur më herët” tha Jusufi.

Azemi mes tjerash tha që do të kërkojnë nga qeveria e Kosovës gjithçka që duhet për punëtorët e sektorit privat, por që kërkesa kryesore e tyre për ngritjen e pagës minimale nuk është ndryshuar fare.

Ne do të kërkojmë nga qeveria e Kosovës, gjithçka që duhet të kërkohet sepse nuk është realizuar aspak asgjë, po flas për punëtorët e sektorit privat, do të kërkojmë një kërkesë permanente dhe të themi që me dekadë është kërkuar dhe ajo është  që paga e punëtorëve privat të bëhet 350 euro dhe jo të mbetet në 170 euro dhe 130 euro, kjo kërkesë e jona përsëritet që nga viti 2011 ku në çdo vend të botës paga minimale ndryshon për çdo fundvit, dhe ne kemi hyrë në vitin e 10-të që nuk është ndryshuar fare dhe imediate është kjo, ngritja e pagës minimale në shumën 350 euro“, u shpreh Azemi.

Azemi theksoi faktin që për një periudhë të gjatë kanë parashtruar kërkesa ndaj institucioneve shtetërore dhe nuk janë të kënaqur me mbështetjen e tyre, madje thotë që shtyrja e procesit të kërkesave të tyre është zero.

Gjatë gjithë periudhës kohore, edhe të qeverisë së mëparshme, edhe të qeverisë që është në detyrë ose në ikje, gjitha kërkesat tona i kemi parashtruar para institucioneve shtetërore që në një  forme nuk jemi të kënaqur me të, dhe kemi komunikuar me të gjitha partitë politike dhe kemi kërkuar edhe implementimin e shumë vendimeve edhe nga partitë politike që nuk kemi mundur të gjejmë mbështetjen nga qeveria e Kosovës dhe janë më shumë se tri javë ditë kemi kërkuar nga partitë politike që të na ndihmojnë në financimin e 100 eurove subvencione për punëtorët teknik që janë nëpër spitale, dhe shtyrja e këtij procesi përpara ka qenë zero dhe në fakt i kemi provuar por nuk kemi pasur rezultate me ta, theksoi Azemi

Kryetari Azemi thotë që nuk janë të lodhur nga partitë politike sepse në fakt nga ta nuk është që presin shumë, the vendimi i tyre është që nuk do takohen me asnjë parti

“Faktikisht nuk jemi lodhur nga partitë politike sepse nuk po presim shumë nga ta. Partitë politike kanë kërkuar takime me ne por është qëndrimi i imi personal e i sindikatës që nuk do takohemi me asnjë parti, sepse partitë kanë pasur kohë që të takohen me ne gjatë kohës kur kemi pa kohë para zgjedhjeve, ne nuk e shohim të arsyeshme që në momentet e fundi të takohemi me ta sepse e dimë që e kanë për votat e tyre elektorale, por jo edhe për mbështetjen e punëtorëve të sektorit privat” u shpreh tutje Azemi.

Krejt kjo mllefosje e Sindikatës së punëtorëve te sektorit privat vjen si pasojë e kërkesave të vazhdueshme dhe takimeve të mëparshme, që kjo sindikatë ka pasur, dhe kërkesat e tyre akoma nuk janë përmbushur.