Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është shprehur i bindur se qeverisja e ardhshme do të bëhet me kryeministër Lumir Abdixhiku.

I pyetur nga analistët në Pressing të T7, për koalicionet e mundshme, Azemi tha se LDK këtë e diskuton vetëm pas zgjedhjeve.

‘’Qeverisja e ardhshme është me kryeministër Lumir Abdixhikun. Koalicionet diskutohen zgjedhjeve i këqyrim, është çështe që duhet me kalu në disa hierarki partiake. Qeverisja e ardhshme vetëm me Lumir Abdixhikun kryeministër’’, tha Azemi. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO