Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se e ka befasuar deklarata e kryeministrit Albin Kurti për sindikatat në Kosovë.

Ai ka kujtua një moment kur pas një proteste që kishin zhvilluar tek Ministria e Shëndetësisë, me urdhër të Albin Kurtit sipas tij, i kanë shkuar inspektorët tek zyrja e tij.

“Albin Kurti m’i ka dërguar inspektorët tek zyrja pas protestave që kemi pasur tek Ministria e Shëndetësisë, për me më verifiku se kush jam unë, më kanë kërkuar letra se çka punoj”, ka deklaruar ai.

Kurti do që sindikatat e punëtorëve t’i ndryshojnë përfaqësuesit e tyre, menjëherë pasi këta aktualët paralajmëruan greva në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre.

Azemi thotë se premtimet që i ka dhënë Kurti sa ishte në pozitë i kanë dhënë shpresë se do të ndërrojë gjendja e punëtorëve në sektorin privat.

Ai shkon tutje duke thënë se mbi 90% e punëtorëve në sektorin privat e kanë mbështetur Kurtin në zgjedhjet e fundit për shkak të premtimeve që i ka dhënë ai.

“90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer. Nuk ka bërë mjaftueshëm dhe punëtorët janë të dëshpëruar”, tha ai në emisionin Pressing në T7.