Azem Maksutaj i bashkohet Nismës, Limaj me fjalë të mëdha për kampionin botëror

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë ditur se sot kësaj partie i është bashkuar Azem Maksutaj, ish kampion i shumëfishtë botëror në Kik-Boks.

“Familjes tonë politike dhe projektit tonë Bashkë për Shtetin sot ju bashkua edhe sportisti i jashtëzakonshëm, kampioni i shumëfishtë botëror në Kik-Boks, Azem Maksutaj, nipi i të madhit Dervish Shaqa”, ka shkruar Limaj.

Azem Maksutaj është nga Deçani.

“Azemi, edhe pse jashtë atdheut, çdo herë me zemër tek Kosova dhe kombi ynë, sikurse edhe shumë sportistë të fushave të ndryshme, ka vendosur që me shumë seriozitet e vullnet të mirë, në funksion të rinisë sonë të mrekullueshme, t’i bashkohet projektit tonë Bashkë për Shtetin.

Diaspora jonë përherë ka dëshmuar se din të jetë afër zhvillimeve politike në Kosovë, duke ndihmuar dhe duke u bërë pjesë e ndryshimeve pozitive në këtë vend.

Kosova ka nevojë për njerëz që kurrë nuk kanë heq dorë nga flamuri, kombi dhe identiteti i vet. Mirë se erdhe, Azem!”, ka thënë Limaj. /Ballkani.info/

loading…