Axha i Albertit tregon versionin e vrasjes: Arma është e shejtanit VIDEO

Ismet Krasniqi ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka vrarë pa dashje djalin e tij, Albertin.

Ai ka thënë për T7 se Alberti ia kishte dhënë babait të tij armën që e kishte blerë, ndërsa ai rastësisht kishte shtënë drejt tij, pa e ditur se brenda ishte një plumb.

“Së pari i falenderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesëmarrës në varrim. Për fat të keq, në familjen tonë ndodhi një fatkeqësi që ndodh shumë shpesh nëpër shumë vende të botës, edhe në Kosovë. Rastësisht djali i vëllait e ka blerë një pistoletë, ia ka tregu babait të tij, plumti ka qenë brenda dhe ai ka qenë vëllai tu këqyrë çfarë ka, ka kërsit plumbi dhe e ka marrë një.. Ai vëllai ka qenë faktikisht i paralizuar”, tha ai.

“Apel me pasë kujdes se arma është e shejtanit, jo e njerit. Por për fat të keq rinia e sotit janë mësu me atë”, shtoi Krasniqi.