Gazetari

Axha i 18-vjeçarit që u vra në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit, Kajtazi: Të aktivizohet prokuroria

Rrahim Fejzullahun, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva që u vra mizorisht me shkop të bejsbollit, raportohet se iu ka dhënë “besë” dy familjeve të dy të dyshuarve për vrasjen e Lulzimi.

Rreth kësaj ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se prokuroria duhet të aktivizohet dhe të arrestojë personin apo personat që e thonë një gjë të tillë.

Tutje, Kajtazi ka thënë se kjo i bije që “e kam plan të hakmerrem (të të vrasë).”

Postimi i plotë:

Ne ate moment qe dikush deklaron se i ka dhene bese dikujt, siç ndodhi sot ne Podujeve, Prokuroria duhet te aktivizohet dhe ta arrestoje personin/personat qe thone nje gje te tille.

Kjo i bije se une e kam ne plan te hakmerrem (te te vras) por gjate kohes se beses je i kire te dalesh.

Kush je ti qe ia percakton dikujt lirine e levizjes, te drejten per jete?

Te rinjte qe vrane te riun ne Podujeve jane ne burg.

Tash krejt duhet t’i vuajne pasojat?

Legena!