AVONET: Procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit transparent dhe meritor

Sot janë intervistuar pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit, ku kanë marrë pjesë në monitorimin e këtyre intervistave përfaqësues të Shoqërisë Civile, përfaqësues nga mediat dhe i njejti është përcjellur nga Radiotelevizioni Publik i Kosovës-RTK.

AVONET si monitoruese e këtij procesi të rëndësishëm, shpreh vlerësim të thellë për punën e komisionit intervistues, të cilët kanë qenë transparent dhe meritor në vlerësimin e të pesë kandidatëve.

Poashtu, AVONET thekson në këtë intervistim nuk ka pasur diskriminim e as favorizim të kandidatëve potencial. AVONET shpreh gatishmërinë që të jap kontributin në çdo proces ku është e nevojshme llogaridhënia dhe transparenca, e cila është parakusht për një shoqëri demokratike.