AVONET kritikon mirëmbajtjen e rrugëve në Viti

AVONET, në vazhdimësi është duke ngritur shqetësimin për cilësi të dobët të punimeve të dobëta në infrastrukturën rrugore.

Në komunikatën e tyre për media thuhet se disa nga banorët e rrugëve të Komunës së Vitisë kanë shprehur shqetësimin lidhur me cilësinë e dobët të riparimeve e gropave në kuadër të projektit mirëmbajtjes së rrugëve, shkruan Ballkani.info

“AVONET konsideron se riparimi i gropave në rrugët e territorit të Komunës së Vitisë nuk është i nivelizuar me standartin e kërkuar dhe cilësinë e dobët të punimeve.” thuhet në njoftim.

AVONET i rikujton kryetarit të Komunës së Vitisë z. Halitit se përgjegjësia e tij është në ruajtja e parasë publike që obligohet me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, atë për Financat Publike dhe si zyrtarë kryesor administrativ ka obligime, detyrim, përgjegjësi t’i respektoj ato.

Postimi i plotë: