Avokatit të Trumpit e i bie ngjyra e flokëve gjatë konferencës FOTO

Avokatin e Donald Trump, Rudy Giuliani, përgjatë një konferencë të enjtës për të zbuluar prova për një mashtrim “masiv” të votës, e ka tradhëtuar ngjyra e flokëve.

Pasi pësoi disa humbje ligjore lidhur me manipulimet e pretenduara nga presidenti Trump, Giuliani u drejtua gazetarëve fort në selinë e Komitetit Kombëtar Republikan në Uashington.

Megjithatë, konferenca nuk i eci fort mirë, pasi që djersët ia morën ngjyrën e re të flokëve që kishte vendosur ai.

Ndërsa spektakli i gjatë dy orësh u shpalos, dy rrjedha kafe u lëshuan në fytyrën e 76-vjeçarit, i cili e pastronte fytyrën e tij vazhdimisht me një shami të bardhë.

Konferenca për shtyp u njoftua nga Donald Trump dhe u vlerësua nga ai, përmes Tëitterit.

“Numra masivë për mashtrimin e votave”, shkroi Trump në llogarinë e tij.