Avokatit të Popullit i kërkohet ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Paga

Me dhjetëra kërkesa për ta dërguar Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese kanë ardhur në adresë të Avokatit të Popullit.

Ky i fundit thotë që nëse has në shkelje apo në ndonjë mospërputhje me Kushtetutën, do ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, raporton KTV.

Ndërsa, mësimdhënësit e ciklit të ulët fillor vazhdojnë të kundërshtojnë këtë ligj dhe presin që ky institucion dhe institucionet e tjera t’i shqyrtojnë sa më shpejt ankesat e tyre.

Të diskriminuar po ndihen me koeficientin në ligjin e ri për pagat këta mësimdhënës, të cilët javë më parë, kanë dërguar edhe një peticion me nënshkrime në disa institucione të Kosovës.

Nëse nuk merren hapa në ndryshim të këtij ligji, mësimdhënësit e ciklit të klasave 1 deri në 5,, paralajmërojnë radikalizim të masave.

Ligji për Pagat u kundërshtua nga shumë sektorë në vend, të cilët edhe mbajtën greva për javë me radhë.