Avokati thotë se me ndalimin e kazinove Kosova po bëhet si Arabia dhe Koreja Veriore!

Avokati Granit Vokshi, ka thënë se ka parë interesim të madh në mbylljen e lojërave të fatit.

Deri më tani, sipas tij, lojërat e fatit janë ndaluar në vendet si Arabia Saudite e Koreja Veriore.

Ai në Rubikon të KTV-së, tha se me vendimin për ndalimin e tyre në Kosovë, rrjedhimisht vendi radhitet përkrah këtyre dy shteteve.

“Është vërtetë interesante se si Republika e Kosovës po do mu reshtu me këto vende dhe me ndalu”, ka thënë avokati Granit Vokshi.

Ai po ashtu tha se është shqetësues ndryshimi i qëndrimeve të qeverisë Haradinaj prej iniciativës për rregullimin e ligjit deri te vendimi për ndalim.

Vokshi tha se beson se ndryshimet e qëndrimeve të qeverisë, karshi lojërave të fatit, po bëhen për kalkulime politike.

“Besoj thellësisht që kjo është bërë duke bërë kalkulime politike”, tha ai.

Vokshi tha se kriminaliteti vetëm se është shtuar, derisa në Kosovë, kanë vepruar lojërat e fatit.