Avokati Smakiqi kërkon nga Oda e Avokatëve të reagojë për rastin e Besnik Berishës

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës që t’i delë në mbrojtje Besnik Berishës, që u arrestua me dyshimet se ka penguar drejtësinë.

Smakiqi ka thënë se ashtu si i dolën në mbrojtje kolegët e tij prokurorit Rasim Malokut, njëjtë duhet të veprojë edhe Oda e Avokatëve.

Postimi i plotë i Smakiqit:

Oda e Avokatëve te Kosoves, nuk duhet te heshtë, pasiqë tashmë prentendimet e anëtarit te saj kolegut tonë Avokatit Besnik Berisha mbi arrestimin janë publike.

Shoqata e Prokurorëve te Kosoves i doli në mbrojtje Prokurorit Rasim Maloku edhe pse jo edhe U.d Kryeprokurori i Shtetit Besim Kelemendi.

Prandaj OAK- ja nuk është shoqatë kulturore artisitike, por detyrohet te mbrojë anëtarët e saj kur kanë prentedime publike mbi një rast konkret siç është rasti Av.Besnik Berisha por edhe ne secilin rast.

OAK duhet te deklarohet sonte sepse është vonuar.

Në sistemin tonë juridik demokratikë as OAK-ja nuk duhet te heshtë, sikur te kënga në sistemin komunistë jugosllavë me tesktin” Asnjë Fjalë Nuk i Shpëtoi nga Goja”