Avokati: S’ka asnjë dëshmi kundër Veselit, s’ishte në Kosovë në periudhën për të cilën akuzohet

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në fjalën e tij hyrëse ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit.

Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.

“Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit..

Ai tha se gjatë kësaj paraqitje do të shihen ngjarje që ja përmbysën jetën çdo familje të Kosovës.

Emmerson tutje ka thënë se Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi “që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje publike”.

Sipas tij, në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.