Avokati Samir Morina: Aksidentet e shpeshta në komunikacion, alarm për mos zbatimin e ligjeve!

Avokati Samir Morina, thotë se si shoqëri jemi të vetëdijshëm se aksidentet ndodhin spontanisht, pa planifikim dhe të gjitha janë të pa-deshirueshme e besa disa edhe të dhimbshme sidomos ato ku prapa mbesin edhe viktima.

Kohëve të fundit ne si popull shqiptar kemi përjetuar dy tragjedi të mëdha atë të fundit të korrikut në Kroaci dhe ketë të nëntorit në Bullgari, nga informacionet zyrtare të deritanishme pretendohet se që të dy këto aksidente kanë ardhur si rezultat i lëshimeve të bëra nga faktori njeri.

“Shoqëritë tregtare që për aktivitet kanë transportin e udhëtarëve duhet të kenë trajtim shumë specifik ndaj personelit të tyre, po të jemi më objektiv nuk duhet që tërë fajin t’ua hedhim vetëm kompanive që ushtrojnë ketë veprimtari, sepse goditjen që ka pësuar ekonomia si shkak i pandemisë, e në veçanti kjo fushë e shërbimeve nuk mund të tejkalohet aq lehtësishtë, ka thënë ai.

Ai tutje shprehet se: “Në ngjarje të tilla nuk mjafton vetëm shprehja e keqardhjes dhe ndarjes së dhimbjesë me familjar të viktimave, mirëpo shteti dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërtojnë strategji të evitimit të tragjedive në të ardhmen si dhe zbatimin e tërësishëm të ligjeve dhe rregulloreve të kësaj fushe, e këtu nuk mund të kalojmë pa përmendur inspektorët e transportit rrugorë në kuadër të ministrisë përkatëse, të komunave dhe policisë brenda autorizimeve të parapara me ligj”.

Tutje avokati Morina thekson se: “Kosova ka të rregulluar fushën e transportit rrugor me ligj, i cili ka paraparë norma me anë të cilave rregullonëkohëzgjatja e ngasjes ditore, e cila nuk duhet tejkalon nëntë orë. Ajo mund të zgjatet në maksimalisht dhjetë orë, por jo më shumë se dy herë gjatë javës. Kohëzgjatja e ngasjes javore nuk duhet tejkalon (56) orë, koha e ngasjes përbëhet nga e tërë kohëzgjatja e ngasjes e kryer ne çfarëdo territori. Pas ngasjes prej katër orë e gjysmë ngasësi merr një pauzë të pandërprerë prej së paku (45) minutash. Koha e pritjes dhe koha që nuk kalohet në ngasje, nuk konsiderohet si punë, por mund të cilësohet si “ndërprerje”, e  ndërprerjet nuk konsiderohen si pushim ditor, dhe se ngasësit duhet ta shfrytëzon kohën e pushimit ditor dhe javor siç parashihet me ligj.

“Prandaj, në ketë stad duhet të fillojë një koordinim i ndërsjellët ndërmjet institucioneve shtetrore qendrore e lokale së bashku me kompanitë, me qëllim të vetdijësimit dhe avansimit të strategjive për parandalimin e aksidenteve të tilla në të ardhmen e që më pas do të rezultonte edhe me zbatueshmëri të plotë të dispozitave ligjore të kësaj fushe, ka thënë avokati MORINA.