Avokati mbrojtës i Mustafës: ZPS-ja të mos bëjë deklarata të pasakta

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius von Bone, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializua, nuk duhet të bëjë deklarata të pasakta.Duke folur për një kompleks që përmendet në rastin Mustafa, avokati i tij, Bone, ka thënë se ZPS-ja nuk duhet të paraqes deklarata të pasakta.

“Ata nuk duhet të bëjnë deklarata të pasakta përpara trupit gjykues dhe Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai.Tutje, ai ka thënë se ZPS-ja duhet të veprojë konfrom të Drejtave të Njeriut.

“ZPS-ja duhet të veprojë në një mënyrë që të bëjë të mundur që gjyqi të jetë i barabartë dhe në bazë të standarteve të të Drejtave të Njeriut”, ka thënë ai më tej.Tutje, Bone ka thënë se faktet që janë paraqitur në fillim dhe në fund lidhur me këtë temë kanë një ndryshim thelbësor.

“Faktet e tyre të paraqitura në fazën fillestare ndryshojnë në mënyrë thelbësore nga këto që na paraqiten tani”, ka thënë ai më tej.Dje mbrojtja e viktimave ka dhënë fjalën përfundimtare dhe më pas e ka marrë fjalën mbrojtja e Salih Mustafës.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 35 vjet burg për Salih Mustafës. Ai aktualisht gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë.