Avokati: Lajm i mirë për Thaçin është që “Shtëpia e Verdhë” nuk është objekt i hetimit të Speciales

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se nga deklarimi i Presidentit Hashim Thaçi pas përfundimit të intervistimit në Dhomat e Specializuara mund të shihet se ai është përgjigjur në çdo pyetje të prokurorit të specializuar.

Nga kjo paraqitje e Thaçit ai ka theksuar ka një lajm të mirë për të dhe Kosovën, njofton Klan Kosova.

“Lajmi mirë për Thaçin dhe Kosovën është rreth “Shtëpisë së Verdhë” dhe trafikimit me organe, që thotë se nuk është pyetur asnjëherë. Këto akuza monstruoze po duket se nuk kanë qenë objekt i hetimit të Dhomave të Specializuara”, ka thënë Hodaj.

“Ai tha se është pyetur për të gjithë aktivitetin  tij gjatë luftës dhe pasluftës. Është pyetur nga 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Është e nënkuptueshme që është pyetur për gjithçka. Nuk është praktikë e zakonshme që intervistimi të zgjatë katër ditë dhe të merr kohë deri në orët e vona”.

Dhe në fund ai ka thënë se Thaçi është dashur të këmbëngul që të intervistohet në Kosovë dhe jo të shkojë në Hagë.