Arianit Koci

Avokati Koci uron për Ushtrinë e Kosovës me fotografinë e Luan Haradinajt

Avokati Arianit Koci, thotë se meritorë për formimin e ushtrisë janë personat që sakrifikuan çdo gjë duke përfshirë edhe jetën e tyre siç janë : Komandanti legjendar Adem Jashari, familja Haradinaj, Agim Ramadani, heronjtë e gjallë si puna e Samiut dhe Dautit, dhe shumë të tjerë.

Ai ka përmendur edhe kontributin e Presidentit Rugova, por edhe shumë intelektualëve si Adem Demaçi por edhe intelektualët si Rexhai Surroi dhe Fehmi Agani.

E sipas tij meritat shumë të mëdhaja i kanê Hashimi, Ramushi dhe Kadria.

“Këta tretë, nuk janë pa të meta. Kanë shumë. Kush nuk ka?”, ka shkruar Koci në facebook.

Ja statusi i plotë:

Përhajër na koftë ushtria!
1.
Prej natyrës jam pacifist, dhe në botën time, në kushte ideale, nuk ka vend për ushtri.
Por, në të njejtën kohë jam edhe realist.
Jam edhe racional. Shumë madje.
Jam i vetëdijshëm që pa ushtri nuk ka paqe në vendin tonë.
Me formimin e ushtrisë kosovare, stabiliteti i regjionit do të forcohet.
Mos të harrojmë: asetin kryesor e kemi rininë tonë.
Luanin në foto, djali për së mbari – trim, i qetë dhe stabil, dhe shumë luana tjerë.
2.
Meritat për formimin e ushtrisë, si element bazë i shtetësisë i kanë brezat të tërë të individëve që sakrifikuan çdo gjë – duke e përfshirë edhe jeten e vet, dëshmorët, Komandanti legjendar Adem Jashari, familja Haradinaj, Agim Ramadani, heronjtë e gjallë si puna e Samiut dhe Dautit, dhe shumë të tjerë.
Nuk duhet harruar edhe kontributin e Presidentit Rugova, por edhe shumë intelektualëve si Adem Demaçi por edhe intelektualët si Rexhai Surroi dhe Fehmi Agani.
Ka edhe shumë të tjerë që duhet përmendur.
Në fakt, krejt populli e ka dhënë në një formë apo tjetrën kontributin e vet.
Sidoqoftë, meritat shumë të mëdhaja i kanê Hashimi, Ramushi dhe Kadria.
Këta tretë, nuk janë pa të meta. Kanë shumë.
Kush nuk ka?
Por, në këtë kohë dhe me këtë presion që e kanë, me formimin e ushtrisë, liderët tanë e kanë dhënë provimin.
Bravo!
Në fund, natyrisht që jemi përjetësisht falënderues për mikun tanë më të madh, SHBA – shtetin qê shpesh na ka deshtë më shumë se që e kemi dashtë vetën.
Shtetin pa të cilin nuk kishte ekzistuar Kosova.