Avokati Koci reagon për rastin në Drenas: Hija e keqe nuk duhet të bie mbi të gjithë policinë

Avokati kosovar, Arianit Koci përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj rastit të abuzimit së të mitures nga Drenasi.

Koci ka thënë se ky rast i ka shqetësuar dhe frustuar të gjithë jashtë mase.

Në anën tjetër, avokati i njohur ka bërë thirrje për kujdes ndaj deklaratave, që në këtë rast mos të përfshihet e gjithë policia, përcjell Ballkani.info.

Në fund, Koci ka thënë se beson që të gjithë pajtohen se në mesin e policëve, ka shumë individ që në baza ditore, sakrifikojnë çdo ditë që ne ta kemi jetën më të sigurt. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Kocit:

Rasti i të miturës që sipas fjalëve të saj, është dhunuar nga ana e policit, na ka shqetësuar dhe frustuar jashtë mase.

Katastrofë!

Në fakt, ky është një prej lajmëve më të kqija viteve të fundit.

Nuk e di që ka më keq se një polic ta dhunoj një të mitur – sistematikisht, kur e njejta kërkon ndihmë prej tij.

Sidoqoftë, duhet të jemi të kujdesshëm që hija e keqe mos të bie mbi krejt policinë.

Besoj që të gjithë pajtohemi që në mesin e policëve, ka shumë individ që në baza ditore, sakrifikojnë çdo ditë, që ne ta kemi jetën më të sigurt.