Avokati Koci del kundër karantinimit: Ka një ide tjetër për ‘luftimin’ e koronavirusit

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se kufizimi i lëvizjeve të panevojshme që po bëjnë qytetarët, është zgjidhje më e mirë se karantinimi i qytetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Koci thotë se karantinimi i Prishtinës por edhe i komunave tjera veç e veç, në aspektin operacional për Policinë e Kosovës mundet me qenë shumë sfidues, nëse pandemia eskalon.

“Politikat kufizuese në raport me qytetarët, në rastin ku Covid-19 ka potencial të përhapet në krejt Kosovës, janë shumë më efikase nëse zbatohen në nivel vendi. Kështu, po shpenzohet kohë dhe resurse që të planifikohet për çdo komunë. Kur kemi një qendër komanduese – vendimet zbatohen më lehtë dhe janë të uniformuara. Situatë tjetër do të ishte po të ishin të prekura një apo dy komuna”, thotë ai.

Avokati Koci shton se te rasti i Prishtinës është problem fakti se qytetarët e kryeqytetit po lëvizin lirshëm pa ndonjë arsye edhe kufizim deri në ora 17:00, brenda kufijve administrativ.

Ai shton se ky është teren i mirë për përhapje të virusit.

“Ky natyrisht është teren i mirë për përhapje të virusit. Në anën tjetër, Prishtina është arteria kryesore ekonomike e Kosovës. Bllokada më e gjatë e mallrave, mund të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike”, thotë ai.

Koci ka propozuar që të vendosen rregulla se kush dhe cilat raste mund të dalin nga shtëpia, për furnzime me ushqim të autorizohet vetëm një person,

të ndalohen vizitat familjare dhe shoqërore në shtëpi, eventualisht të bëhen edhe kufizime tjera sipas nevojës.

“Por mbi të gjitha më me rëndësi është të kufizohen lëvizjet e panevojshme dhe paarsyeshme gjatë ditës, sesa karantinimi i qyteteve – e qytetarët të lëvizin të lirë brenda tyre. Natyrisht, të gjitha këto veprime do të duhej të koordinoheshin me IKSHP”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Avokati Arianit Koci ka deklaruar se kufizimi i lëvizjeve të panevojshme që po bëjnë qytetarët, është zgjidhje më e mirë se karantinimi i qytetit, raporton Gazeta Express.