Avokati kërkon nga ministrja Haxhiu që të mos sillet si hetuese e kryeprokurore

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të mos sillet si hetuese e kryeprokurore.

Smakiqi përmes një reagimi është shprehur se ministrja ia ka huqur fortë më mandatin e saj

Sipas tij, ministrja do të duhej të interesohej për ankesën e parashtruar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës lidhur me kushtet e punës brenda objektit të “Pallatit të Drejtësisë”.

Madje avokati Smakiqi deklaron se ministrja është duke e keqkuptuar edhe çështjen e Vettingut.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Te nderuar miq!

Pasiqë Ministrja e Drejtësisë i’a ka huqur fortë mandatit te saj, kur deklarohet publikishtë herë si Kryetare e Kolegjit Penal, herë si Gjyqtare e vetme gjykuese, herë si Gjyqtare e Procedures Paraprake, herë si Kryeprokurore, herë si hetuese, pse nuk po deklarohet për ankesen dhe vendimin e KPK-së te djeshem ku ne Pallatin e Drejtësisë mungon oksigjeni dhe stafi ka pësuar deme shendetsore.

Prandaj bash këtu Ministrija e Drejtësisë duhet ta mbështet KPK , sepse mungesa e ajrit dhe mos hapaja e dritareve dhe ajrosja e objekteve publike i takon dhe është përgjegjesi e Ekzekitivit saktësishtë MPB-së Depertamentit

Per Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Objekteve Publike.

Por jo nuk i mbështet nuk reagon sepse vetingun ajo e keqkupton e mendon si luftë partiake qe stafi i Prokurorisë dhe Prokurorët te mos kenë mjaftueshem oksigjen.

Ministrja e Drejtësisë mos te bëhet merak, sepse secili do te hetohet arrestohet akuzohet gjykohet sikurse edhe ajo vet qe është e akuzuar për vepren penale te hudhjes se gazit ne Kuvend.